27.4 C
Mitrovice
E martë, 19 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Nesër mblidhen deputetët për ta zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen të mërkurën për të tentuar ta zgjedhin kryetarin dhe nënkryetarët e këtij institucioni.

Kështu ka bërë të ditur vetë, zyra për media e Kuvendit të Kosovës përmes një njoftimi për media.

Seanca do të mbahet në ora 11:00 dhe është vazhdim i seancës konstituive, ku në rend dite do jetë “Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit” si dhe “Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka publikuar të hënën të plotë vendimin e datës 8 gusht, lidhur me ngërçin institucional, duke konstatuar se seancat e mbajtura deri më tani janë të pavlefshme dhe duke urdhëruar që Kryetari i Kuvendit të zgjidhet përmes votimit të hapur.

Sipas vendimit të Kushtetueses, deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të zgjedhin kreun e ri të organit ligjvënës përmes votimit të hapur, raporton Arbresh.info.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka urdhëruar kryesuesin e seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës së seancës lonstituive, të miratuar më 8 prill 2025, dhe të “ftojë përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin/en për kryetar/e të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i/e cili/cila zgjedhet përmes votimit të hapur, votimi i cili mund të realizohet vetëm deri në tre herë për kandidatin/en e njëjtë”.

Po ashtu ka urdhëruar që gjatë procedurës së zgjedhjes së kryetarit/es dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës të jenë të gjithë deputetët e zgjedhur të pranishëm dhe të votojnë.

Gjithashtu, Gjykata ka shpallur të pavlefshme të gjitha seancat e mbajtura nga 27 qershori deri më 26 korrik 2025, duke theksuar se nuk janë respektuar vendimet e saj të mëhershme./Arbresh.info/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT