Ekspertit dhe profesorit të meteorologjisë, Sylë Tahirsylajt, i është hapur një profil i rrejshëm në Facebook duke publikuar shkrime qesharake.
Sylë Tahirsylaj është eksperti që informon të gjithë publikun kosovarë në lidhje me motin. Javë më parë u përqesh pasi që parashikimi i tij se temperaturat në janar do të shkojnë në minus 20 gradë Celsius, doli i pasaktë. Mirëpo Tahirsylaj thuajse në shumicën e parashikimeve të tij, ka informuar saktë se çfarë moti do të ketë për një ditë.
Së fundi atij i është hapur një profil i rrejshëm në Facebook me emrin ‘Sylë Tahirsylaj – Meteorolog’, ku dikush po shkruan statuse qesharake. “ALARM ALARM. Nesër kush e ka njet me qit flija, nxirreni lirshëm saçi’n pa problem sepse nesër do të kemi verë hesapi. Temperaturat do të luhaten 11°C. I juaji Tahirsylaj”, thuhet në një nga publikimet në këtë fanpage. Nuk është vetëm ky shkrim qesharak, por ka edhe dhjetëra të tjerë. “Ashtu siç e ceka dje në orët e mbrëmjes se masditek do perendoj dielli ashtu po del”, shkruhet në publikimin tjetër.
KËTU mund t’i shihni edhe shkrimet tjera të këtij profili të rrejshëm të Tahirsylajt në Facebook.