-0.5 C
Mitrovice
E enjte, 1 Janar, 2026
spot_img

Nesër hapen shkollat në Kosovë, Likaj: Ora e parë do t’i kushtohet pandemisë

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, një ditë para fillimit të vitit të ri shkollor në Kosovë, ka dhënë detaje për nisjen e procesit mësimor.

Likaj përmes një konference për media, ka thënë që vendimi për hapjen e shkollave nuk ka qenë aspak i lehtë.

“Ky vendim, ka qenë më i vështiri në karrierën time. MASH ka bërë tash e sa muaj përgatitje për fillimin e vitit shkollor. Janë pastruar dhe dezinfektuar shkollat, është hartuar udhëzuesi i përgjithshëm me 3 skenarë, është përgatitur master plani për E-mësimin që është miratuar me buxhet shtesë prej 12.5 milionë eurosh”.

“Secili institucion arsimor, e ka krijuar task-forcën e vet. Komunikimi i task-forcave do të jetë i përditshëm. Gjithahtu është publikuar kalendari për vitin e ri shkollor, janë shpërndarë librat, është bërë gati orari, janë trajnuar mësimdhënësit për përgatitjen e mësimit”, ka thënë ministri i arsimit.

Likaj theksoi se MASH ka ndarë mbi gjysmë milioni maska në shkollat e Kosovës.

MASH ka shpërndarë mbi gjysmë milion maska. 300 mësimdhënës në gjendje të rënduar shëndetësore do të jenë jashtë procesit, por do të paguhen”, tha Likaj.

TË FUNDIT

Vdes Nexhat Daci

TË FUNDIT