14.6 C
Mitrovice
E enjte, 15 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Nesër ftohtë me shi e erë – viseve malore edhe borë

Mendimi për motin – 15.05.2025

Mot i ftohtë me shi dhe erë parashihet për ditën e premtë, me kalimin e frontit të ftohtë në vend, që shoqërohet me erëra të fuqishme veriore, me hove çasti deri në 16m/s (60km/h). Të reshurat pritet të përfsihën vendin që sonte nga mesnata dhe orëve të hershme të mëngjesit për të vazhduar kohëpaskohe gjatë tërë ditës. Më të shumta po parashihet të jenë pjesëve më jugore përreth vargmaleve të Sharrit, deri nga Ferizaji dhe Gjilani. Temperaturat pësojnë rënie nga 12C e 14C fillimisht, deri në 7C e 9C gjatë ditës, e më vonë zbresin deri në 3C e 5C. Me këtë rënie të temperaturave reshje dëbore parashihen zonave malore fillimisht nga Alpet Shqiptare, e më vonë nga Sharri, paraqiten mundësi dhe nga bjeshkët e Gollakut, prej 1000m lartësi mbidetare. Reshje dëbore mund të bien dhe nga pjesë të larta të Gërmisë.

Ditën e shtunë mbetet mot më i ftohtë, me më shumë vransira që kalojnë mbi vend, herë herë të shoqëruara me ndonjë rigë shiu. Minimalet zbresin deri në 2C e 3C. Viseve malore ende mund të shfaqen kushte për ndonjë rrebesh bore. Ditën e diel më shumë diell, mirëpo orëve të pasdites parashihen kushte për zhvillime të rrebesheve të shiut. Temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 18C e 19C. Ditëve të para të javës vijuese, duken gjasa për mot paksa më stabil, me më shumë diell dhe rritje të temperaturave mbi 20C. Të hënën pasdite, nuk duhet përjashtuar mundësinë për ndonjë rrebesh shiu përreth viseve malore. Minimalet shënojnë rritje deri në 7C. Erërat ndryshojnë drejtimin nga perëndimi e jugperëndimi, dhe frynë të lehta e mesatare 3-10m/s.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT