8.2 C
Mitrovice
E diel, 9 Nëntor, 2025
spot_img

”Nesër do të kapitalizohet fitorja e qytetarëve të Mitrovicës” – Tahiri: Fushata jonë u mbështet me energji pozitive dhe bashkim qytetar

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, në natën e fundit të fushatës zgjedhore në balotazh, ka folur në emisionin Debat Plus, ku ka theksuar se rruga drejt ditës së zgjedhjeve ka qenë e gjatë dhe e ndërtuar bashkë me qytetarët e Mitrovicës.

Tahiri tha se gjatë gjithë fushatës ka vizituar çdo shtëpi e çdo lagje, me qëllim të promovimit të vizionit të tij dhe, siç u shpreh ai, “shtrirjes së dorës së bashkimit që nesër besoj se do të kapitalizohet me rezultat e fitore të qytetarëve të Mitrovicës”.

Ai shtoi se angazhimi ka qenë i vazhdueshëm, “jo vetëm para datës 12, por edhe pas saj, deri sonte, me energji pozitive, respekt dhe përkushtim të përbashkët për qytetin”.

TË FUNDIT

TË FUNDIT