6.1 C
Mitrovice
E premte, 30 Janar, 2026
spot_img

Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë policinë

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët ndihmë për arrestimin e një personi për veprën penale “arratisja e personit të privuar nga liria”. Bëhet fjalë për Gëzim Azemajn nga fshati Aqarevë e Skënderajt.

Përmes një kërkese për bashkëpunim, Policia ka bërë me dije se ka siguruar urdhëresën e gjykatës për publikimin e fotos me shënime të tjera të personit të kërkuar, me qëllim arrestimin e tij.



“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesën e Policisë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT