21.2 C
Mitrovice
E enjte, 18 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

“Nervozohet” Kurti pas takimit: Nuk ka marrëveshje të stilit merre ose lëre

Lideri i LVV-së, Albin Kurti tha se nuk ka marrëveshje as pas takimit të sotëm.

Ai ka fajësuar LDK-në, sepse sipas tij ata nuk po tërhiqen nga kërkesa e 8 janarit, shkruan Reporteri.net.

“Nuk ka marrëveshje të stilit merre ose lëre”, tha ai për RTK-në.

Ndërkohë, edhe kreu i LDK-së, theksoi se partia e tij qëndron pranë ofertës së fundit.

“Si LDK ne jemi të bindur se zgjidhja që kemi ofruar kohët e fundit, është një zgjidhje që i kontribon nenjë marrëveshjeje të balancuar.Nëse VV, si parti e parë, i pranon kushtet, ne jemi të gatshëm për ta bërë marrëveshjen”, ka thënë Mustafa.

Sidoqoftë, duhet sqaruar se deklaratat e LDK-së dhe VV-së treguan qëndrime të palëkundura të partive. Ato vazhdojnë të mos pajtohen lidhur me postin e kryeparlamentarit./Reporteri.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT