Vipera ammodytes është një specie gjarpri i shpërndarë në Evropën Jugore, duke përfshirë Ballkanin, shkruan Mitrovica SOT
Konsiderohet si gjarpri më i rrezikshëm i Evropës, kryesisht për shkak të helmit shumë të fortë. Dallohet me një strukturë anatomike karakteristike, një e ngritur në formë briri në pjesën e përparme e të sipërme të kokës.
E ky gjarpër është parë edhe në Kosovë, pasi një qytetar ka kapur një të tillë pikërisht në parkun e Gërmisë.
Ai është gjetur nga qytetari me emrin Jusuf Islami.
“Nepërka me bri (vipera ammodytes) është gjarpër helmues që bën pjesë në familjen “viperidae” dhe që arrin gjatësinë mbi 90 cm dhe kështu është gjarpri helmues me i gjatë i Evropës qendrore”, ka shkruar ai.




