Ekrem Tahiri është një qytetar 33 vjeçar nga Mitrovica i cili po përballet me probleme shëndetësore serioze, shkruan Mitrovica SOT.
Tahiri, baba i tre fëmijëve, më herët kishte kërkuar ndihmë pasi për shkak të sëmundjes i duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjike por e cila i kushton 10.000 euro, shumë të cilën ai s’mund ta përballojë.
E pas kësaj, Ekremit i ka shkuar në vizitë në shtëpi nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri.
Në një postim në facebook, Ekremi ka falënderuar nënkryetarin Tahiri për vizitën, përkrahjen dhe respektin.



