23.6 C
Mitrovice
E enjte, 24 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Nënkryetari i PDK-së në Mitrovicë i reagon Agim Bahtirit

Nënkryetari PDK-së, dega në Mitrovicë, njëkohësisht edhe kryetari i Rinisë Demokratike në Mitrovicë, z.Arian Tahiri, i ka reaguar kryetarit Agim Bahtiri rreth një deklarate që ai bëri mbrëmë i cili deklaroi se do të jetë kryetar i Mitrovicës edhe për dy mandate të tjera radhazi.

Më poshtë po ju sjellim statusin e plotë nga Arian Tahiri

Agim Bahtiri dhe lojrat e tij! Ai nuk ështrë serioz, nuk është i denjë dhe nuk ka qenë asnjëhere për të qenë kryetar i Mitrovicës. Që nga dita e parë ka qenë i pa sinqert, por duke qenë një manipulues i hatashëm, dhe duke e shfrytëzuar gjendjen jo të mirë ekonomike të qytetarëve të Mitrovicës, me gënjeshtrat e tij të fokusuara në përmirësimin e gjendjes sociale të qytetarëve ka ardhur në pushtet. E tash pas më shume se 6 viteve qeverisje, qytetarët më së miri dhe tërë qyteti e ka kuptuar se çfar lloj manipuluesi është ai. Në vend se të kërkoj falje për gënjeshtrat e tij dhe të pakten moralisht të ndihet përgjegjës, Agimi vazhdon të luaj edhe më tutje me qytetarin e Mitrovicës.

(Në mbrëmje po tërhiqem e po shkarkoj drejtora, ndërsa në mëngjes do të fitoj edhe 2 mandate, e nëpër studio televizive do te fitojë nese edhe Ibrahim Rugova zgjohet nga varri) Agim, ti ke qenë dhe je i pa përgatitur, ti ke dështuar në qeverisje, ti i ke gënjyer qytetarët e Mitrovicës, ti je duke e shkatrruar Mitrovicën. Agim, ti me çdo paraqitje tënde publike e ofendon qytetarin e Mitrovicës, realisht ti e ke diskretituar shumë qytetin e Mitrovicës, ti ja ke humbur dinjitetin Mitrovicës, ti do të jesh kujtesa më e keqë dhe më e turpshme në historin e qytetit të Mitrovicës.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT