Një nënë në Mitrovicë ka raportuar në Polici se vajza e saj dyshohet së është dhunuar nga një person, në rrugën “Mbretëresha Teutë”, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç njofton Policia, gruaja ka deklaruar në stacion policor se vajza e saj është e mitur. Pasi Policia ka identifikuar të dyshuarin, i njëjti është arrestuar.
Me vendi të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është hapur rasti si “dhunim”.
/GazetaSinjali/