Dioqeza Prizren-Prishtinë ka nderuar me mirënjohje Stane Gashin, e cila ndryshe njihet edhe si “nëna e UÇK-së”.
Asaj iu nda mirënjohje në mbrëmjen solemne kulturore me rastin e përvjetorit të 115-të të lindjes së Nënë Terezës dhe 20-vjetorin e bekimit të gur themelit të Katedrales “Shën Nënë Tereza”, në Prishtinë.
Ndue Gashi dhe heroina e gruaja e tij Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, tri vajza e tetë djem. Tre prej djemve luftuan me armë në dorë nën uniformën e UÇK-së, ndërsa pjesa tjetër e familjes gjatë viteve 1998- 1999, në shtëpinë e tyre pritën mbi 300 ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare.
Shtëpinë në fshatin Brus të Lipjanit familja Gashi e kishte kthyer në bazë të UÇK-së, armë, municion, fjetje, ushqim e pritje të ngrohtë aty gjetën shumë dëshmorë e udhëheqës të luftës së lavdishme për liri.
Lexo po ashtuShkencëtarët australianë gjejnë fosile të marsupialëve mishngrënës të panjohur më parëNdue Gashi ka vdekur, por në krye të sofrës dhe konakut qëndron Nëna Stane, Nëna e UÇK-së.
Përndryshe, koncerti artistik i cili është mbajtur në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, në Prishtinë, shënon zyrtarisht fillimin e ”DITËVE TË NËNË TEREZËS” 2025.
/Kosovapress/