4 C
Mitrovice
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Nëna e Astritit për herë të parë tregon se si reagon Arsa e vogël kur flitet për babain e saj

Nëna e Astrit Deharit, Xhemilja për herë të parë ka folur për atë se si reagon Arsa, vajza dy vjeçare e Astrit kur flitet për të atin e saj.

Nëna e Astrit ka thënë se ajo e dinë që se ka babën dhe që shkon e viziton tek varrezat. Mes tjerash, ajo ka thënë se me zhvillimet e fundit vajza është edhe më agresive.

“Vajza ditëve të fundit është më agresive. Po mundohet me nda me neve mërzinë dhe dhimbjen. E di që s’e ka babën. Shkon e viziton te varrezat. E di që aty e ka babën, por ende nuk e kupton se çka ka ndodhur”, tha në intervistën për gazetën lajm, Xhemile Dehari, nëna e Astritit.

Gjatë kësaj, interviste zonja Xhemile ka treguar edhe për momentin se si donte t’ia dërgonte Astrit, raportet e mjekut për vajzën.

Ajo bëri me dije, që raportet (kontrollat e mjekut) asnjëherë nuk i ka pa Astrit për shkak se gardinët në burg nuk ia kanë lejuar.

Ndonëse, Astriti asnjëherë nuk e pa vajzën e tij – ai së bashku me bashkëshorten e tij kishin vendosur që vajzën ta pagëzonin me emrin Arsa.

“Ajo fëmijë i vogël është tash i bën dy vjet e gjysmë në nëntor Astriti e ka ditë që ka me i lind një vazjë i kemi treguar gojarisht, raportet e mjekut që ia kemi qu në burg nuk ia kanë dhënë. Se kur kemi bisedu me Astritin me telefon nuk ka ditë me mi thënë përmasat që i ka parë në raport, por ska tregu që sja kanë dhënë raportin. Vizitën e fundit që e kemi bërë në burg, unë e mora raportin në dorë dhe ju thashë du me ia dhanë sepse është e drejt e tij me ditë se si po i zhvillohet një fëmijë, nuk ia lanë as aty, e di sepse ai polici – gardiani me të keq tha le qetu. Por, e ka ditë edhe për emrin edhe për gjitha këto”, ka thënë ajo

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT