7 C
Mitrovice
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

Në Skenderaj nis “Java e Pastrimit”

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Uniteti” në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt, sot ka filluar aksionin “Java e Pastrimit”, ku për një javë në mënyrë vullnetare do të bëhet pastrimi i hapësirave publike dhe largimi i mbeturinave.

Lajmi është bërë i ditur nga Kryeshefi i KRM “Uniteti” Gazmend Morina dhe Kryetari Jashari.“Me rastin e fillimit të këtij aksioni, bëra thirrje për qytetarët që të kujdesemi për mjedisin në të cilin jetojmë duke e trajtuar atë si shtëpi tonë të përbashkët.

Falënderime të mëdha për KRM “Uniteti” dhe gjithë ata vullnetarë të cilët i janë bashkangjitur këtij aksioni.
Bashkë në mbrojtje të mjedisit! 🌳🌿🏡”, ka shkruar Jashari, përmes një postimi në faqen e tij në “Facebook”.

Derisa edhe vet Morina, ka falënderuar për bashkëpunim Jasharin.

Ndryshe, ky aktivitet ka nisur në Komunën e Mitrovicës, për të vazhduar pastaj në atë të Vushtrrisë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT