Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se në fshatin Llushë të komunës së Skenderajt janë gjetur mbetje mortore të trupit të njeriut të vrarë në vitin 1999, shkruan GazetaBlic.
Policia ka njoftuar se sipas një urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë në malet e fshatit Llalushë është bërë hapja eks-humimi i një varri ku janë gjetur mbetjet mortore të cilat dyshohen se janë nga viti 1999 të muajve prill-maj. Gjetjet janë dërguar në Insititutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Njoftimi i plotë i policisë:
Fsh Llaushë, Skenderaj, Prill-Maj 1999–NN. Me datën 13.11.2019 njësitë policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë kanë zbatuar urdhëresën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ku në malet e fshatit Llaushë është bërë hapja eks-humimi i një varri ku janë gjetur mbetje mortore të trupit të njeriut të cilat janë marr dhe dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.