Në Shqipëri ka ardhur në jetë fëmija i parë afgan, i cili është quajtur Albi, e për këtë Për ardhjen në jetë të fëmijës afganë në Lezhë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.
Në një postim në Facebook kryeministri, Edi Rama, ka shkruar se ardhja e tij është një mesazh domethënës i vazhdimësisë së jetës në kohë të vështira.
“Fëmija i parë afgan, i lindur në Shqipëri quhet Albi. Ardhja e tij në jetë pasi prindërit ndoqën lirinë nga toka e tyre drejt Shqipërisë, është një mesazh domethënës i vazhdimësisë së jetës edhe në kohë të vështira”, shkruan Rama.




