Në Shipol të Mitrovicës, kanë filluar disa punime përgjatë trotuarit në këtë lagje.
Qytetarët janë ankuar se ju kanë shkaktuar probleme në qarkullim me vetura poashtu edhe për këmbësorë.
Punimet po bëhen duke e prishur trotuar dhe vendosur gypa të rinjë në këtë pjesë.
Nuk dihet arsyeja përse këta gypa nuk janë vendosur kohë më parë kur edhe është shtruar trotuari dhe rregulluar rruga.
Sot aty shihen një numër i punëtorëve duke punuar me intesitet të lartë duke përfshirë edhe ditën e dielë.