9.5 C
Mitrovice
E enjte, 25 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Në mesin e 39 të infektuarve sot është edhe një fëmijë 2 vjeçar




39 raste të reja me coronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë, duke e çuar kështu numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 669.

Lajmin e ka bërë të ditur Instituti i Shëndetit Publik gjersa ka njoftuar edhe për 21 të shëruar.

Në mesin e të infektuarve është edhe  një fëmijë 2 vjeçar nga komuna e Istogut, shkruan Reporteri.

Kështu ka bërë të ditur, Drejtori i Shëndetësisë së kësaj komune, Mujë Osmanaj.

“Nga 24 të testuar sot në Istog një pozitiv në covid-19(fëmi 2 vjeç) që lutemi ta kalojë me sukses!

Vazhdoni me qëndrim në shtëpi dhe respektim të masave tjera!



TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT