20.9 C
Mitrovice
E enjte, 4 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Në Ditën e Gruas, djali në Han të Elezit kanos dhe ushtron dhunë psikike ndaj nënës

Stacioni policor në Han të Elezit nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 10:15 ka pranuar një informacion se në ‘’Lagjja Meliq’’ në Han të Elezit është një rast i dhunës në familje.

“Në lidhje me këtë, policia ka marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet SH.M (M/K) i moshës 46 vjeçar, i cili për shkak të një mosmarrëveshjeje në shtëpinë e vëllait të tij, kishte ushtruar dhunë psikike dhe kishte kanosur nënën e tij me inicialet S.H ( F/K) e moshës 70 vjeçare”, njofton Policia e Kosovës.


Policia, të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Han të Elezit dhe me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

Rasti është cilësuar “Dhunë në familje dhe Kanosje’’.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT