15.2 C
Mitrovice
E hënë, 13 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Ndryshojnë masat e lëvizjes: Mund të dilni 3 orë në ditë, para dhe pasdite




Ministri Arben Vitia ka bërë të ditur se masat e lëvizjes kanë ndryshuar, me c’rast është shtuar koha e daljes.

Ai ka thënë se tani do të jenë dy orare të lëvizjes, para dhe pas dite, me nga tri orë, shkruan Reporteri.net.

“Faza e parë është nga 4 maj deri më 18 maj. Mund të lëvizjet nga 3 orë, para dhe pasdite”, ka thënë Vitia.

Ai tha se do të hapen ndërtimtaria, tregtia e automjeteve pjesërisht, tregtia me pakicë.

Ai ka thënë se nga 18 maji do të ndryshohet sërish masat, të cilat thotë se varen nga situate.

Hapja e kufizimit të lëvizjes do të jetë në 3 faza

FAZA 1 – 4 maj deri 18 maj

Ndërtimtaria dhe patundshmëria

Tregtia e automjeteve, pjesërisht

Tregtia me pakicës, pjesërisht

Riparimi i artikujve personal dhe i orendive

Zyrat e konsulencës

FAZA 2 18 maj – 2 qershor

Tregtia me pakicë

Dentistët dhe fizioterapeutët

Floktarët dhe sallonet e ondulimit

Tregu i gjelbër

Gastronomia

Transporti hekurudhor

Transporti urban dhe ndërurban

Qendrat e thirrjeve

FAZA 3 – 2 qershor – deri në vendimin e radhës

Transporti urban dhe ndërurban

Taksitë

Gastronomia

Provimet në Arsimin e Lartë, Testi i Maturës dhe Arritshmërisë

Hapja e kinemave

Hapja e teatrove

Hapja selektive e aktiviteteve sportive

/Reporteri.net


TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT