16.7 C
Mitrovice
E martë, 2 Qershor, 2026
spot_img
spot_img

“Ndoshta Albini mendon me bo një ushtri të veten” – Rrahman Rama për idenë e krijimit të xhandarmërisë

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Rrahman Rama, e ka cilësuar thjeshtë si një premtim elektoral idenë e kryeministrit Albin Kurti, për krijimin e xhandarmërisë.

I ftuar në emisionin VV Show me Vehbi Kajtazin e Visar Ymerin, ish-komandati i Forcës së Sigurisë së Kosovës tha se sipas tij krimi i xhandarmërisë është i pamundur për momentin.

Sipas Ramës, Kosova i ka të gjitha institucionet e nevojshme të sigurisë, dhe se krijimi i një institucioni tjetër do të ndikonte në rolin dhe funksionet e organeve tjera të sigurisë në vend.

“Në bazë se çfarë kam dëgjuar në media, unë dyshoj që mund të realizohet ky koncept. Nëse themi se xhandarmëria e mbron sovranitetin dhe integritetin e vendit, atëherë me automatizëm ndërhyjmë në mision të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ne e kemi edhe Policinë Kufitare, atëherë me automatizëm ndërhyjmë edhe në rolin dhe misionin e tyre dhe kompetencat ligjore që i kanë ata. Kjo është një forcë e ndërmjet që duhet me u ndërtu patjetër vetëm nëse është e domosdoshme e që unë nuk besoj dhe unë jam absolutisht kundër kësaj për shkak se nuk kemi nevojë. Ne kemi një mision dhe FSK e ka planin strategjik të zhvillimit, pra nuk mundesh të planifikosh diçka tjetër, tash a duhet me ndal këtë?”, ka thënë Rama në VV Show.

Sipas kandidatit me numër 7 në listën e PDK-së, ideja për krijimin e xhandarmërisë është vetëm premtim elektoral nga VV, ose sipas tij “Albini ndoshta mendon me bo një ushtri të veten”.

“Ta garantoj që nuk është e mundshme me u bo në këtë fazë dhe është premtim vetëm elektoral. Nëse e marrim misionin e policisë e ushtrisë besoj që nuk ka nevojë për një forcë të tretë, përveç nëse themi se ndoshta Albini mendon me e bo një ushtri të vetën”, ka deklaruar gjenerali Rrahman Rama.

TË FUNDIT

TË FUNDIT