Një ngjarje e keqe ka ndodhur sonte në Mitrovicë, ku një person është gjuajtur me armë nga një veturë në lëvizje.
Rastin për Veriu.info e ka raportuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Shaban Polluzha”.
“Sonte rreth orës 21:50, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrugën ” Shaban Polluzha” në Mitrovicë, nga një veturë në lëvizje, për motive të panjohura një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së tijë, dhe është larguar në drejtim të panjohur. Nga të shtënat nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë zëdhënësi Zahiti për Veriu.info.
Ai ka treguar se njësitet përkatëse policore janë duke ndërmarrë veprime hetimore në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar dhe mbledhjen e provave relevante në lidhje me këtë rast./Veriu.info



