Me 221 km/h në aksin Sauk-TEG. Udhëtonte me një shpejtësi të frikshme që rrezikonte edhe të tjerët.
Policia e shtetit ka publikuar ku ka kapur në shoferin që voziste me një shpejtësi ‘të çmendur’.
“Radari dhe polici të shpëtojnë jetën. Vijon të ndodhë në aksin rrugor Sauk–Teg. 221 km/h në aksin Sauk–Teg, shpjetësi e frikshme që rrezikon seriozisht jo vetëm jetën e drejtuesit të mjetit, por edhe rrezik potencial për jetën e përdoruesve të rrugës. Stop shpejtësisë, stop shpejtësisë, stop shpejtësisë. Respekto rregullat e qarkullimit për të pasur një destinacion të sigurt. Mos shpejto të arrish aksidentin!”, njofton policia e shtetit.
Kujtojmë se kohëve të fundit është shtuar dukshëm numri i aksidenteve, si shkak i shpejtësise së madhe.