34 C
Mitrovice
E martë, 12 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Ndodhë edhe kjo: Fjalosja pas përleshjes të qenve çoi në vrasjen e të riut

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar paraburgim prej 30 ditësh ndaj të pandehurit E.B. nën dyshimin për vrasjen e rëndë që ndodhi të dielën në mbrëmje në lagjen “Tusuz”.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje paraprake, që ndodhi pasi i pandehuri dhe viktima fillimisht i nxitën qentë e tyre në një përleshje. Në kërkesë thuhet se E.B. e ka vrarë H.Sh. me thikë.

“Sipas kërkesës së prokurorisë, me datë 10.08.2025 rreth orës 20:30min në lagjen ‘Tusuz’ në rrugën ‘Lapidari’ në Prizren, i pandehuri E.B., pas një mosmarrëveshjeje paraprake, në mënyrë dinake dhe duke shfrytëzuar besimin e viktimës, me dashje e privon nga jeta tani më të ndjerin H.Sh., në atë mënyrë që fillimisht i nxisin qentë e tyre në një përleshje dhe pas një fjalosjeje të shkurtër, i pandehuri papritmas dhe në mënyrë të befasishme e nxjerr thikën-patente dhe e godet H.Sh., me ç’rast i njëjti dërgohet në QKUK në Prishtinë, ku ndërron jetë nga plagët e marra. Me këto veprime E.B., ka kryer veprën penale ‘Vrasja e rëndë’ sipas KPRK-së”, thuhet në njoftim të Prokurorisë.

Po ashtu, i dyshuari ngarkohet edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT