17.3 C
Mitrovice
E enjte, 14 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Ndiqeni live fluksin në pikat kufitare në Kosovë si dhe kufijtë Serbi-Kroaci

Fluksi në pikat kufitare në Kosovë për momentin nuk është i madh, derisa pritjet në Merdare momentalisht janë gjysmë ore, njëjtë është edhe te Dheu i Bardhë, transmeton Gazeta Metro.

Këtë javë gati të gjithë mërgimtarët rikthehen në vendet perëndimore ku ata jetojnë dhe me t’u kthyer, nëpër kufijtë e Kosovës po shkaktohet tollovi.

Merdare dhe Dheu i Bardhë janë dy pikat kufitare nëpër të cilat kalojnë më shumë mërgimtarët.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton sot se pritjet në Merdare janë 30 minuta, ndërsa te Dheu i Bardhë 20 deri 30 minuta.

Momentalisht gjendja është e qetë, mirëpo në orët e vona pritet që ky fluks të rritet pasi që numër i madh i mërgimtarëve janë nisur drejt Kosovës.

Shumica e tyre kalojnë nga Serbia dhe më pas është rruga që të shpien në Kroaci dhe kështu lidhet edhe me shtetet tjera të Europës.

Në pikën kufitare Serbi-Kroaci, nga kamerat e kufirit shihet se kolona e veturave është shumë e madhe.

Gjithashtu lexues të Metros kanë bërë me dije se kanë mbi tri orë që presin në pikën kufitare Bajakovo, për të hyrë në Serbi.

KËTU mund ta shikoni fluksin në pikat kufitare në Kosovë.

KËTU mund ta shihni LIVE kufirin Serbi-Kroaci./gazetametro.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT