4.1 C
Mitrovice
E martë, 31 Mars, 2026

Ndeshja për historinë, bota raporton për Kosovën në natën e saj vendimtare

Kosova sonte zhvillon ndeshjen kryesore në historinë e re të saj që prej pranimit në UEFA dhe FIFA.

“Dardanët” do të përballen me Turqinë për biletën që çon në Kampionatin Botëror.

Në orën 20:45, stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë arena vendimtare për kualifikim në Botëror. Skuadra fituese do të shkojë në SHBA, Meksikë e Kanada për Kupën e Botës.

Kjo ndeshje ka rrokur vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare që kanë shkruar për rëndësinë e saj.

“Kosova në eufori ëndërron historinë e Botërorit”, ka shkruar BBC.

“Kosova e vogël në prag të historisë së Kupës së Botës, para ndeshjes finale kualifikuese ndaj Turqisë”, ka shkruar agjencia “Reuters”.

Edhe në Itali kanë shkruar për shtetin e vogël që ëndërron Botërorin. “Kosova për historinë, vendi i vogël ëndërron Botërorin: nga Muric te Zhegrova, sa shumë Itali”, ka shkruar “Corriere della Sport”./Paparaci.com/

TË FUNDIT

TË FUNDIT