Gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë një grua nga Malisheva e cila ishte e prekur me koronavirus, transmeton Klan Kosova.
Këtë e bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë me anë të një njoftimi për media, ku thuhet se e njëta ka pasë edhe sëmundje tjera shoqëruese.
“Sot në Klinikën Infektive të QKUK-së ka përfunduar me vdekje pacentja 66 vjeçe, nga Malisheva, e cila ka qenë e diagnostikuar me Covid-19. E njëjta ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Numri i vitkimave nga Covid-19 në Kosovë tani shkon në gjashtë.



