Një lajm i pikëllueshëm vjen për të gjithë familjen e ngushtë, të afërmit dhe bashkëpunëtorët e afërt të ish-kandidatit për asambleist dhe ish-Drejtorit të Bujqësisë në komunën e Vushtrrisë, Miran Halili.
Halili ka ndërruar jetë sot, duke lënë të pikëlluar shumë prej atyre që e njohën atë.
Lajmin për ndarjen nga jeta e ka bërë të ditur edhe Kryetari i Qendres së LVV-së në Vushtrri, Besim Muzaqi.
Postimi i plotë i Muzaqit:
Sot na la Mirani!
Eh sa e rëndë qenka të kumtosh lajmin për vdekjen e njeriut të idealit!
Lotët ma turbullojnë shikimin e fjalët nuk mund i gjejë lehtë për të përshkruar sa i dashur që ishe, sa trim, atdhetarë e bujarë, me fjalë pak e punë shumë!
Kemi pasur edhe shumë punë për të bërë por sëmundja tinëzare të ndaloi o Vigan, MIRAN GALICA!
Të qoftë i lehtë dheu i Atdheut, që aq fort e deshe e për të punove!
/VushtrriaOnline