2.3 C
Mitrovice
E diel, 22 Shkurt, 2026

Ndërron jetë ish-luftëtari i UÇK-së

Sot ka ndërruar jetë ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agron Rexhep Spahiu, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur mbesa e tij, përmes një postimi në Facebook.

“Na pikëlloi lajmi për vdekjen tënde Agji Agron. Ndërroi jetë Major Agron Rexhep Spahiu. Agji Agron përjetove tri herë plagën e luftës, plumbin e fundit e hoqe nga trupi tash së fundi, duke na kujtuar edhe një herë luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Allahu të pastë shpërblye me Xhenet Inshalla. Ngushëllime mbarë familjes Spahiu”, shkroi ajo në Facebook.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, nga ora 17:00, në varrezat e fshatit Runik, sipas kushteve të pandemisë./Gazeta Sinjali/

TË FUNDIT

TË FUNDIT