24 C
Mitrovice
E mërkurë, 25 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Ndërpritet greva e minatorëve të Trepçës

Minatorët e Kombinatit Metalurgjik “Trepça” e kanë ndëprerë grevën që e kishin filluar ditën e djeshme.

Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar Gani Osmani, kryetar i Sindikatës së punëtorëve. Greva është ndërprerë pas një marrëveshje me menaxhmentin. Sipas marrëveshjes pagat për muajin tetor do të dalin nga data 25 nëntor deri më 27 nëntor. Kurse pagat e nëntorit do të dalin nga data 7 deri më 10 dhjetor. Osmani theksoi se menaxhmenti është zotuar se do të filloj t’i plotësojë edhe kërkesat e tjera.

Ai shtoi se puna do të vijojë normalisht në ndërrimin e dytë dhe të tretë. “Menaxhmenti është zotuar se do të bëjë përpjekje që të plotësohen edhe kushtet e tjera. Puna e minatorëve do të vijojë normalisht në dy ndërrimet e punës“. Se puna në Trepçë do të rifilloj e ka konfirmuar edhe Kryetari i Bordit të Drejtorëve Ardian Syla, nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebook.

Minatorët e Kombinatit Metalurgjik “Trepça” e kanë ndëprerë grevën që e kishin filluar ditën e djeshme. Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar Gani Osmani, kryetar i Sindikatës së punëtorëve. ”Greva është ndërprerë pas një marrëveshje me menaxhmentin. Sipas marrëveshjes pagat për muajin tetor do të dalin nga data 25 nëntor deri më 27 nëntor. Kurse pagat e nëntorit do të dalin nga data 7 deri më 10 dhjetor“.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT