2 C
Mitrovice
E mërkurë, 14 Janar, 2026
spot_img

Ndërprerjet e rrymës, Deliu: Qytetarët po paguajnë keqmenaxhimin me errësirë dhe humbje ekonomike

Deputetja, Blerta Deliu-Kodra e PDK-së, reagoi lidhur me situatën e furnizimit me energji elektrike në vend.

“Ndërprerjet e rrymës nuk janë thjesht probleme teknike. Ato prekin familjet, biznese të vogla dhe ekonominë në tërësi. Pas viteve pa investime dhe pa planifikim, qytetarët po paguajnë çmimin e keqmenaxhimit me errësirë, pasiguri dhe humbje ekonomike”, shkroi Deliu.

Ajo shtoi se as rezultatet e zgjedhjeve parlamentare nuk e kanë ndryshuar situatën aktuale, duke theksuar se mungesa e energjisë vazhdon të jetë barrë për jetën e qytetarëve.

“Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare nuk e ndryshojnë këtë gjendje: mungesa e energjisë elektrike vazhdon të rëndojë mbi jetët e njerëzve. Çmimet janë rritur disa herë, furnizimi i qëndrueshëm mungon, dhe qytetarët meritojnë përgjegjësi dhe veprim konkret”, tha Deliu.

TË FUNDIT

TË FUNDIT