12.5 C
Mitrovice
E diel, 28 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Ndërprerja e furnizimit me ujë, Rizvanolli: Ishte e domosdoshme për të aplikuar zgjidhje të re inxhinierike

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka folur pas ndërprerjes së furnizimit me ujë, shkruan Mitrovica SOT

Ajo ka thënë se ndërprerja e furnizimit ishte e domosdoshme që të mund të aplikohet zgjidhje e re inxhinierike për shkak të rrjedhjeve në kanalin e Ibër Lepencit dhe se disa komuna mund të mbeten pa ujë të pijes gjatë ditës

Rizvanolli tha se punimet në kanal kanë përfunduar dhe se furnizimi me ujë në kanal është rikthyer.

“Për të realizuar punët në kanal, furnizimi i kanalit me ujë është ndërprerë mbrëmë në mesnatë. Si rrjedhojë, komunat që furnizohen me ujë nga Ibër Lepenci mund të kenë reduktime gjatë ditës së sotme. Intervenimet në kanal sapo kanë përfunduar dhe furnizimi i kanalit me ujë ka rifilluar, ndërsa nivelet e ujit në Termocentralin Kosova B janë monitoruar dhe kanë qenë të mjaftueshme përgjatë gjithë kohës”, ka shkruar ajo në rrjetin social ‘Facebook’.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT