-0.2 C
Mitrovice
E hënë, 2 Shkurt, 2026
spot_img

Ndërmarrja “Trepça” funksionalizon kanalin për sinjalizuesit me qëllim të luftimit të korrupsionit

Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se ka funksionalizuar kanalin zyrtar për sinjalizim.

Vendimi është marrë nga kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes me qëllim të parandalimit dhe luftimit të korrupsionit.

“Në përputhje me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, si dhe në bazë të Vendimit zyrtar të Kryeshefit Ekzekutiv të Trepça Sh.A., është funksionalizuar kanali zyrtar për sinjalizim: [email protected]. Kjo adresë elektronike shërben për pranimin e sinjalizimeve që lidhen me: dyshime për korrupsion, keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, shkelje ligjore dhe etike, veprime apo mosveprime që cenojnë interesin publik dhe integritetin institucional”, thuhet në njoftim.

TË FUNDIT

TË FUNDIT