15.1 C
Mitrovice
E enjte, 22 Maj, 2025
spot_imgspot_img

“Ndërkombëtarët i kanë nxitur trazirat”, Vokrri sqaron deklaratën: Nuk ishte qëndrim i qeverisë

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka sqaruar deklaratën e dhënë sot se “ndërkombëtarët kanë nxitur trazira në veri”.

Ai tha se kjo deklaratë nuk është qëndrim i qeverisë, ndonëse është anëtar i saj.

“Ajo që e kam thënë ka qenë një përgjigje që ta kemi një qëndrim se si ndihemi përballë të gjitha kritikave që vijnë nga pala ndërkombëtare për minim të shtensionimit të situatës në veri. Kjo çështje po mendoj që po fryhet tejmase, për shkak se nuk e di për çfarë tensionimi mundet me u folë përderisa nuk ka as trazira, dmth reagime të qytetarëve serb të veriut ndaj veprimeve të institucioneve të Kosovës, përfshirë edhe ato të policisë, për vendosje të ligjshmërisë dhe rendit atje. Nëse në vazhdimësi për së paku dy vite kemi kësi lloj aksionesh të autoriteteve shtetërore të Kosovës, pra vendosja e ligjshmërisë, mbyllja e institucioneve paralele…Nëse dikush, kushdo qoftë, nga ajo që po e përgjithësojmë me emrin pala ndërkombëtare, në vazhdimësi flet për tensionim, kur ai mungon, atëherë detyrohesh sikur unë që bana sot me evoku pjesë prej përvojës personale. E bana një distancim që të mos merret kjo si qëndrim zyrtar i qeverisë, por meqenëse isha para një insistimi disa minutësh të Donikës (gazetare në KTV), po i referohem një shembulli që ka prej diplomatëve ndërkombëtarë që herë pas here japin përshtypje mos po inkurajojnë ose po inxisin një pjesë të serbëve që janë atje aktiv politikisht për të bërë ndonjë trazirë”, tha Vokrri nw T7.

“Jo që s’është qëndrim i qeverisë, por as i jemi. Nëse flasim për trazira me humbje jete kjo nuk ishte pjesë e kësaj bisede.”, shtoi ai.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT