KRU “Mitrovica” ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të furnizimit në disa lokacione për shkak të punimeve në rrjet.
Postimi:
NJOFTIM
Intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit
Të nderuar konsumatorë,
Ju njoftojmë se ekipet tona të mirëmbajtjes do të realizojnë punime të planifikuara në lokacionet e mëposhtme.
Punimet në rrjetin e ujësjellësit:
Rr. “Mustaf Shyti”
Rr. “Mehmet Selaci”
Rr. “Ulqini”
Fshati Lushtë
Fshati Shipol
Punimet në rrjetin e kanalizimit:
Rr. “Kalabria”
Rr. “Anke Spaiq”
Rr. “Lugina e Diellit”
Fshati Koshtovë
Gjatë realizimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit, furnizimi me ujë të pijshëm në zonat e përfshira mund të ndërpritet përkohësisht.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.



