Njësitet policore kanë ndaluar dhe kontrolluar një automjet me targa të Serbisë i drejtuar nga një shtetas i Serbisë, në orët e para të ditës së djeshme në pikëkalimin kufitar në Jarinje.
“SPK. Jarinje 10.04.2026 – 01:10. Njësiti policor në vijën e dytë të kontrollit, kanë kontrolluar automjetin me targa serbe të drejtuar nga i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë. Gjatë kontrollit ka gjetur dhe konfiskuar një sprej OC si dhe rreth 900 pamflete me përmbajtje nacionaliste. Në konsultim me prokurorin lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.


