15.5 C
Mitrovice
E shtunë, 4 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Ndahet nga jeta ish-futbollisti i Ballkanit

Sot është ndarë nga jeta ish-futbollisti i Ballkanit, Fejzullah Beçir Berisha.

Këtë e ka konfirmuar vetë klubi portokalli përmes një komunikate zyrtare në prag të ndeshjes me Besën.

Berisha për shumë vite ishte pjesë e klubit therandas, teksa ai gëzonte respekt të veçantë nga tifozët, qytetarët vendas dhe jo vetëm.

Me këtë rast, Ballkani u ka dërguar familjes Berisha ngushëllimet më të sinqerta.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

E nderuara familja Berisha

Me dhembje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish futbollistit të FC Ballkan-it, z.Fejzullah Beçir Berisha

Fejzullah Beçir Berisha do të përkujtohet përherë me respekt nga qytetarët e Suharekës për kontributin e tij ndër vite në lëmin e sportit.

Në emër të klubit, ju lutem pranoni ngushëllimet për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj. /reporteri

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT