25.1 C
Mitrovice
E mërkurë, 25 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Natyra Kuçi: VV për pak më shumë pushtet i pranon edhe votat e Serbisë që i kundërshtonte zëshëm dikur

Kandidatja për deputete nga radhët e PSD-së, Natyra Kuçi, përmes një postimi të bërë në Facebook ka thënë se nësë NISMA e kalon pragun, atëherë ajo s’do të bëhet deputete. Por, ka pranuar se nuk e dëshiron një post të tillë, nëse kjo varet nga votat e ardhura nga Serbia. Sipas saj, ky është dallimi midis PSD-së dhe VV-së e cila, siç thotë ajo, për pak më shumë pushtet i pranon edhe votat e Serbisë – që i kundërshtonte zëshëm dikur.

“Nese hyn NISMA në Kuvend, unë s’do të bëhem deputete. Por asnjëherë, as për këtë çmim, nuk do t’i mbështes votat e Vuçiqit veç për t’u bërë vetë deputete. Kjo na dallon nga VV-ja, e cila për pak më shumë pushtet i pranon edhe votat e Serbisë – që i kundërshtonte zëshëm dikur. Votat e Serbisë në Kosovë nuk duhet të pranohen. Ky është qëndrim parimor pavarësisht çmimeve partiake”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT