25.1 C
Mitrovice
E mërkurë, 25 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Natyra Kuçi sfidon Vetëvendosjen: Nëse NISMA hyn në Kuvend unë s’bëhem deputete, por as me votat e Vuçiqit nuk dua

Kandidatja për deputete nga radhët e PSD-së, Natyra Kuçi, përmes një postimi të bërë në Facebook ka thënë se nësë NISMA e kalon pragun, atëherë ajo s’do të bëhet deputete. Ajo ka tutje ka thënë se votat e Serbisë në Kosovë, nuk duhet të pranohen. “Nese hyn NISMA në Kuvend, unë s’do të bëhem deputete. Por asnjëherë, as për këtë çmim, nuk do t’i mbështes votat e Vuçiqit veç për t’u bërë vetë deputete.

Kjo na dallon nga VV-ja, e cila për pak më shumë pushtet i pranon edhe votat e Serbisë që i kundërshtonte zëshëm dikur. Votat e Serbisë në Kosovë nuk duhet të pranohen. Ky është qëndrim parimor pavarësisht çmineve partiake”, ka shkruar Kuçi, përcjellë Indeksonline. Kujtojme që nëse vendimi i PZAP-së mbetet përfundimtar dhe rinumërimi i 1472 vendvotimeve nuk sjellë ndonjë ndryshim në rezultat, koalicioni NISMA-AKR-PD do të përfaqësojet në Kuvend me këta deputetë: atëherë në krahasim me rezultatet e shpallura, katër partitë e parë do të kenë ndryshime në numrin e deputetëve.

– VV do të ketë 3 deputetë më pak
– LDK do të ketë 1 deputet më pak
– PDK do të ketë 1 deputet më pak
– AAK-PSD do të ketë 1 deputet më pak

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT