-1.6 C
Mitrovice
E diel, 21 Dhjetor, 2025
spot_img

NATO thotë se situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e brishtë

Situata në katër komunat veriore të Kosovës që banohen me shumicë etnike serbe vazhdon të jetë e qetë, por mbetet e brishtë pas mbylljes së strukturave paralele serbe, sipas Aleancës Veriatlantike.

Kështu ka vlerësuar një zyrtar i lartë i Divizionit për Operacione të NATO-s gjatë një takimi të mbyllur me gazetarë, ku i është përgjigjur pyetjeve të gazetarit të Tëvë1, Venhar Isufi.

Zyrtari i NATO-s tha se zhvillimet e fundit në veri, përfshirë sulmin në Banjskë dhe incidentin në kanalin Iber–Lepenc, vazhdojnë të jenë faktorë të ndjeshëm për situatën e sigurisë.

“Situata në Kosovë, gjegjësisht në katër komunat veriore, vazhdon të mbetet e qetë, por e brishtë pas mbylljes së strukturave paralele serbe, ndërrimit të tabelave dhe bllokimeve të rrugëve që kanë ndodhur atje”, deklaroi ai.

I pyetur për provokimet nga Serbia përmes dronëve në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, zyrtari konfirmoi se KFOR-i është i informuar dhe po ndjek zhvillimet nga afër.

“Ne jemi duke monitoruar situatën, meqë kemi parë disa raportime për dronë në hapësirat ajrore mbi pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, dhe jemi në kontakt me institucionet e Kosovës”, shtoi ndër të tjera.

Lidhur me sabotimin e kanalit Iber–Lepenc, NATO tha se ende nuk ka informacione shtesë, duke theksuar se çështja është në kompetencë të Policisë së Kosovës, me të cilën KFOR-i mbetet në koordinim të vazhdueshëm.

TË FUNDIT

TË FUNDIT