Në Kosovë, sot janë shëruar 22 qytetarë që ishin të prekur me Covid-19, ndërsa janë shënuar edhe 7 raste të reja, njofton Klan Kosova.
Për të katërtën ditë me radhë në vend është duke vazhduar të jetë numri i të shëruarve me i lartë se sa i rasteve të reja e Covid-19.
Këtë e bëri të ditur Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.
“Sot nga 243 testime, kemi 22 bashkëqytetarë të shëruar dhe 7 raste pozitive me COVID-19”.
“Dita e katërt me radhë që i kemi këto rezultate pozitive të cilat lidhen me punën, angazhimin dhe respektimin e rregullave”, ka shkruar Vitia.




