Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, nuk është përmbajtur lajmit të aktakuzës ndaj Faton Klinakut për kanosjen e kryeminsitrit Albin Kurti në vitin 2023.
Haradinaj ka paralajmëruar se nuk do të heqë dorë nga qëndrimet e tij, pavarësisht presioneve.
“Të gjithë ata që mua dhe Faton Klinakun dhe fatonat tjerë, na kanë detyruaraë që ta lëshojmë vendin tonë, lëre më që i kemi vrarë atëherë, por njëjtë do të vepronim edhe tani. Pra, këtë do ta bëja derisa të jem gjallë!”, ka shkruar Haradinaj.
Më 30 gusht të vitit 2023, Klinaku akuzohet se e kishte përsëritur një postim me përmbajtje kërcënuese ndaj Kurtit ku thuhej: “… Prapë po e përsëris, nëse ju duket skandaloz postimi i mëhershëm: Më parë e vras A.K. sesa t’ia lëshoj rrugën dhe të iki nga Kosova”.