-3.3 C
Mitrovice
E diel, 29 Dhjetor, 2024
spot_imgspot_img

Nasim Haradinaj: Albin Kurti i ka fyer Policinë e Kosovës, sot mburret me ta

Ish-Nënkryetari i OVL e UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka adresuar kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se sa ishte në opozitë i ka sharë dhe fyer Policinë e Kosovës, kurse tash kur është në pushtet mburret me ta.

Ai në një intervistë për emisionin “Spotlight”, prodhim i Gazetës Online Reporteri.net, Haradinaj tha se duhet të gëzohemi me Policinë që e keni, ndërsa ka folur për rastin Basnjska, ka thënë se “nuk kanë vra sa kanë dashtë, edhe sa kanë mujt, kjo është e keqja”.

“Jo Albin Kurti, po kushdo që vije në Qeveri le të rri pa vezveze se e kem këtë rini që nuk e duron punktin serb, mund te kemi probleme me ndryshim gjeneratash, por ata janë shumë më patriota. Nuk po du tash m’u eduku po na sulmon Serbia, ka me na sulmu Serbia tanë jetën, po na Serbinë e kem sulmu kur nuk jem kanë shtet, grupet. Banjska është marri që ka ndodhë, që veç kanë guxu me provu ata, çka po e bëjnë aq të madhe, na e kem sulmu Serbinë 22 milionë, kem bërë aksione, ia u kemi vra policinë, çka? Duhet me u gëzu me faktin që është kjo polici, por mos harro këtë polici që po mburret me të e ka fyer Albin Kurti, e ka fyer kur nuk ka pranu me u dorëzu në arrest, e ka fyer, e ka shajt, janë shokët e mi, vëllezërit e mi, janë vëllezërit e tij, janë policët e tij”, ka deklaruar Haradinaj.

“Nëse thojnë se ju kena gëzuar Banjskës që kemi triumfu, mirë që kemi triumfu, por nuk kanë vra sa kanë dashtë, edhe sa kanë mujt, kjo është e keqja, nuk i kanë lënë me vra sa kanë mundur dhe sa kanë dashtë, ndërsa unë kur kam thënë përnime nuk kam mundur më, kam dashtë më shumë, por nuk kam mundur. Ata kanë mujt dhe kanë dashtë, se i njoh, janë djem të lirisë e dinë çka është liria”, ka thënë Haradinaj. /Reporteri.net/.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT