Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka thënë se vetëm Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe, janë dy partitë e vetme politike që s’kanë bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e nesërme kundër Gjykatës Speciale.
Hasani tha se katër zyrtarë të VV-së kanë deklaruar se para se qytetarët të dalin në protestë, duhet ta kujtojnë gushtin e vitit 2015.
“Nesër Prishtina do të jetë pjesë e lajmeve të të gjithë botës. Unë e shoh që vetëm dy subjekte politike që nuk kanë marrë dhe nuk kanë bërë thirrje për të marrë pjesë në protestën e nesërme për mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Veç Vetëvendosjen akoma nuk e kam parë që ka dalë të bëjë thirrje dhe Listën Serbe. Kjo është e tmerrshme. Plus kemi parë deklarata të tyre kundër”.