1.5 C
Mitrovice
E premte, 20 Shkurt, 2026

Nagavci jep lajmin e madh: A do të nisë mësimi në shtator në shkolla?

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë jemi gati për fillimin e vitit të ri shkollor dhe atij akademik dhe po synojmë që ky proces të nis me prezencë fizike, shkruan Gazeta Metro.

Nagavci tha se sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë e IKSHP-së, numri i stafit arsimor të vaksinuar përfshirë ata në arsimin parauniversitar, në arsimin e lartë si dhe studentët është 55.094 derisa dy javë më parë kjo shifër ka qenë 29.878.

“Meqë jemi në prag të fillimit të vitit të ri shkollor dhe atij akademik, ftoj edhe njëherë të gjithë punëtorët e arsimit që të vaksinohen. Ne jemi gati për fillimin e vitit të ri shkollor dhe atij akademik dhe po synojmë që ky proces të nis me prezencë fizike”, ka shkruar ajo ndër të tjerash në Facebook.

Ky është njoftimi i saj:

Të nderuar mësimdhënës, drejtorë shkollash e staf tjetër i institucioneve edukativo-arsimore, të dashur studentë.
Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë e IKSHP-së, numri i stafit arsimor të vaksinuar përfshirë ata në arsimin parauniversitar, në arsimin e lartë si dhe studentët është 55.094 derisa dy javë më parë kjo shifër ka qenë 29.878.

Bazuar në këto të dhëna shihet se ditëve të fundit ka pasur një rritje të interesimit për t’u vaksinuar.
Meqë jemi në prag të fillimit të vitit të ri shkollor dhe atij akademik, ftoj edhe njëherë të gjithë punëtorët e arsimit që të vaksinohen.

Ne jemi gati për fillimin e vitit të ri shkollor dhe atij akademik dhe po synojmë që ky proces të nis me prezencë fizike.
Meqë jemi në situatë pandemie, paraprakisht duhet t’i plotësojmë kushtet për një fillim sa më të mbarë. Prandaj vaksinohuni.

Suksese të gjithëve e na priftë e mbara!/gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT