16.4 C
Mitrovice
E enjte, 2 Maj, 2024
spot_imgspot_img

“Na mbet iftari këtë vit pa e ngrënë”- Gold Ag për vdekjen e aktivistit nga Vushtrria

Humanisti dhe aktivisti i shërbimit të komunitetit vushtrrias Mentor Merovci ka ndërruar jetë.

Për këtë rast ka shkruar këngëtari, Gold Ag, i cili është shprehur tejet i prekur e i mërzitur.

“Allahu të mëshiroftë o vllau jem Mentor Vallahi u mërzita nga ky lajm, po ne të Allahut jemi e te Ai do të kthehemi.Na mbet iftari këtë vit pa e hongër, por lus Zotin që ti aq shumë e besove që të shpërblej me të mirat e Tij në Xhenetin Firdeus,” shkruan ai.

E vdekjen e tij e ka cilësuar si të rëndë, për të gjithë familjarët.

“Lajm i randë për nusen tënde e fëmijët, për axhën Fehmi e tetën Nebehat, për Shqipen e për Arsimin.Allahu ua shtoftë sabrin e ty Allahu të faltë me mëshirën e Tij në këtë muaj të mëshirës.”

Lidhur me këtë rast ka shkruar edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ku ka shprehur ngushëllime ndaj familjes.

“I trishtë lajmi për vdekjen e humanistit dhe aktivistit të palodhur në shërbim të komunitetit vushtrrias Mentor Merovci. Në këto momente të rënda pikëllimi bashkëndjejë dhimbjen me familjen Merovci. Ngushëllime,” shkruan Krasniqi.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT