-3.5 C
Mitrovice
E diel, 24 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

“Na ka hi një reper në familje”, Lutfi Haziri flet për lidhjen e vajzës me Mozzikun

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka folur së fundmi rreth lidhjes së vajzës së tij Lotina Haziri dhe reperin e njohur Gramoz Aliu i njohur si Mozzik, përcjell Gazeta Express.

Ai tha se tash në familjen e tij ka hy edhe një reper, teksa shtoi se ai dhe familja nuk kanë pasur paragjykime mbi lidhjen e tyre.

“Na ka hi një reper tash. Po shkon duke u rrit familja. Ata që i kanë tri vajza vjen koha që i bëjnë edhe tre djem me vajza sepse dhëndri në familje bëhet si fëmijë i dytë, por edhe ata që kanë djem në shtëpi i bëjnë tri vajza, ose vajza tjera, sepse kur hyn brenda në kushte normale bëhet anëtarë i familjes”, tha ai në një intervistë për “Teve1”.

Haziri tregoi edhe për takimin me reperin Mozzik.

“E kam taku. Unë e shoh lumturinë e Lotinës. Për neve si prindër kjo ka rendësi. Vendimi i saj e di që nuk ka qenë i lehtë. E kam kuptuar që s’ka qenë i lehtë, sepse ne e dimë rriten e saj, shkollimin e saj tash edhe zgjedhja e gazetares nuk ka qenë befasi për neve sepse ajo ka pasur njëfarë arti, e që erdhe gazetaria është njëfarë arti. E kemi taku, na ka gëzuar edhe ai. Ndryshe është perceptimi nga jashtë. Ne nuk kemi paragjykim, s’kam pasur paragjykim”, tha ai.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT