4.6 C
Mitrovice
E hënë, 7 Prill, 2025
spot_imgspot_img

“Mustaqet e Adem Jasharit kur u dogjën”, plaga më e madhe e Arsim Gërxhaliut

Ish-drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës (IMLK), Arsim Gërxhaliu, në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, i cili transmetohet në Periskop dhe T7 ka treguar se plaga më e madhe përgjat shumë viteve punë është momenti kur u dogj Instituti i Mjëkësisë Ligjore, e që bashkë me të u dogjën edhe mustaqet e komandantit legjendar, Adem Jashari.

“I kam pas pak mustaqe, zylyf dhe një dhëmbë të komandantit, por u doqën. Bashkë me to u dogj edhe gishti i Isa Boletinit që ma dhanë familja. Mund të them se ajo është plaga më e madhe të cilën unë e mbaj ende, sepse ato ishin gjësende që më lidhnin edhe me punën edhe me ndjenjat dhe misionet që i kam pasur”. ka thënë Gërxhaliu.

Ai i emocionuar, ka treguar se shpesh kanë qajtur derisa po i zhvarrosnin trupat, por që ishte baca Rifat që po u jepte kurajo.

“Kur i zhvarrosëm në Prekaz me TMK i sjellëm tendat dhe kemi punuar aty ku inskenuam sallat e autopsisë në tenda me tavolina bashkë me ushtarët e TMK-së që punonim çdo ditë me lopata sepse nuk kishte eskavator. Për mua ka qenë nderi më i madh i jetës dhe emocionet më të mëdha dhe mund të them që shpesh kemi qajt i gjithë ekipi, na dilnin lotët e baca Rifat e të tjerët kujdeseshin për ne”, ka thënë ai.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT