13.7 C
Mitrovice
E diel, 24 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Mustafa-VV’së: As LDK’së nuk i ka pëlqyer aktgjykimi, mos e fajësoni Valdete Dakën

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar pas deklaratës së mbrëmshme të zyrtarit të lartë të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i cili ka tha se Valdete Daka po vepron kundër Albin Kurtit.

Sipas Mustafës, të fajësohet Kryetarja e KQZ-së deri në kërc, se po e zbaton aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese është e padrejtë dhe e palejueshme.

“Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për rastin Etem Arifi, në esencë është i çuditshëm, sepse më shumë përngjan në shkrim të ri të normave kushtetuese, sesa në interpretim të normave ekzistuese, që do duhej të jetë fushëveprim i Gjykatës. Fundja vet aktgjykimi është derivat i lëndës së inicuar nga LVV”, shkruan Mustafa.

Ai thotë se as LDK-së si ka pëlqyer aktgjykimi, por nuk është e drejtë të fajësohet Valdete Daka.

“As neve si LDK, s’na ka pëlqyar. Jo pse kufizon të drejtën e atyre që janë të dën për vepra pen të konkurrojnë për mandat ligjëvënësi, sepse nuk shkon edhe ligjëvënës edhe shkelës i ligjit, por për faktin se Gjykata e rrëzoi Parlamentin!? Pak si shumë në një demokraci Parlamentare.

Prandaj mos e ata zonjën Daka, sepse nuk keni të drejtë”, përfundon ai.

TË FUNDIT

TË FUNDIT