Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar pas shkarkimit të ministrit të Brendshëm, Agim Veliu. Atë e ka quajtur si shkelje të marrëveshjes së koalicionit.
Ndër të tjera, Mustafa kërkon që Kurti ta tërheq vendimin për shkarkim dhe të marrë vendim për heqjen e taksës deri në fund të javës, të cilat kërkesa janë shtruar në formë ultimatumi, shkruan Reporteri.net
“Kjo është shkelje e Marrëveshjes së koalicionit. Me marrëveshje kemi përcaktuar se ministrat mund të shkarkohen nga Kryeministri në konsultim me Kryetarin e subjektit politik me të cilin është bërë koalicioni, bazuar në një arsyetim që e pranon Kryetari i LDK-së. Si kryetar i LDK-së nuk jam konsultuar nga Kryeministri dhe aq më pak i pranoj arsyet e tij te bëra publike. Kërkoj nga Kryeministri të anuloj vendimin për shkarkimin e z. Veliu dhe të merr vendim per heqjen e taksës deri në fund të javës”, ka thënë Mustafa.



